TIRANË

Para se të bashkohej me Wolf Theiss zyra jonë e Tiranës ishte pjesë e një prej firmave ligjore ndërkombëtare më në zë. Bashkimi me Wolf Theiss u bë në mënyrë krejt të natyrshme. Shumë shpejt ekipi i avokatëve u kthye në një nga emrat më të njohur përsa i përket transaksioneve komplekse në Shqipëri - dhe një nga firmat e vetme ligjore në vend e cila është pjesë e një praktike tashmë të krijuar ndërkombëtare. Ne jemi vecanërisht të aftë të këshillojmë mbi legjislacionin e ri të Shqipërisë, pjesa më e madhe e së cilit është modeluar sipas legjislacionit të BE, testimi në praktikë i te cilit po kryhet gradualisht.

Duke kombinuar njohuritë lokale me ekspertizën tonë ndërkombëtare, ne jemi në gjendje të këshillojmë dhe të japim zgjidhje të suksesshme edhe për cështjet më komplekse dhe te paprecedent. (Në fakt, këtë e bëjmë me shumë kënaqësi.) Ekipi ynë i avokatëve është i specializuar në të gjitha fushat kryesore të së drejtës së biznesit, vecanërisht në fushat e shoqërive tregtare, banka dhe financë, prona - si edhe privatizim, prokurim publik dhe koncesione. Gjithashtu ne punojmë rregullisht edhe në projekte ndërkombëtare (cross border) me shtetet fqinje. Zyra jonë e Tiranës, si edhe të gjitha zyrat tona, është një portë për të hyrë në të gjithë rrjetin ndërkombëtar të Wolf Theiss.

Kerkoni per nje specialist ne Shqiperi >

Click here for information in English >



Email this page